Më në fund është zbuluar: Përse kafja ndikon në gjumë te disa njerëz, ndërsa te të tjerët aspak!

Fjala është për variacionin e veçantë të gjenit PDSS2 të cilin disa njerëz e kanë, derisa të tjerët nuk e kanë

Dhe pikërisht ai gjen ndikon në mënyrën në të cilën trupi e zbërthen kafeinën, ndërsa kjo pastaj ndikon edhe në qëndrimin e kafeinës në trup, transmeton Telegrafi.

Në hulumtimin i cili është bërë në Italinë Veriore dhe në atë Jugore, janë hulumtuar më shumë se 1.000 njerëz, ndërsa në Holandë kanë marrë pjesë më shumë se 1.700 njerëz.

Të gjithë pjesëmarrësit kanë plotësuar pyetësorin në të cilin kanë shkruar sa kafe në ditë i pinë.

Shkencëtarët kanë arritur deri te rezultati se si ata të cilët kanë pirë më pak kafe kanë pasur edhe variacionin e caktuar në gjen.

Te ata kafeina zbërthehet më ngadalë, ndërkaq vetvetiu edhe më gjatë u mbetet në trup, andaj i mban më gjatë të zgjuar.

Nga ana tjetër, ata të cilët nuk e kanë këtë gjen kanë nevojë të pinë më shumë kafe në ditë.

Veç këtij gjeni, në qëndrimin e kafeinës në trup ndikon edhe çfarë metabolizmi keni dhe a pini duhan. Nëse pini duhan atëherë do të keni nevojë edhe më shumë kafe të pini.

Është me rëndësi t’i kushtohet kujdes sasisë së kafesë që e pini në ditë, por edhe pasojave të cilat mund t’i keni në organizëm.

Nëse nga kafja dridheni apo ju kërcen zemra, është koha të zvogëloni sasinë e kafes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu