Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas shumë përpjekjeve dhe refuzimeve nga Ambasada e Amerikës në Kosovë për t’u pajisur me vizë amerikane, më në fund ai ia ka dalur me sukses, ku tani një gjë e tillë ju është pranuar nga SHBA’të, transmeton Gazeta Metro.
Haradinaj u bë i njohur për të gjithë rajonin si njëri nga politikanët nga Kosova që i refuzohet viza nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), duke pasur parasysh marrëdhëniet e mira mes dy vendeve,
Indeksonline ka mësuar se Haradinaj është pajisur me vizë amerikane dhe nesër do të niset për në Amerikë, ku atje do të ketë takime të shumta me zyrtarë amerikanë për zhvillimet e fundit.
Haradinaj së fundi i’u është refuzuar viza për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit, Metro pati raportuar se si atij dhe dy zëvendëskryeministrave Enver Hoxhaj dhe Fatmir Limaj ju ishin refuzuar nga Ambasada e Amerikës./gazetametro.net











Bukuri!