Me Neymarin që mund të largohet, PSG mendon për Arnaut Danjuman e Villarrealit

PSG është ende në transformim të plotë, pasi klubi francez ka arritur të mbajë yllin e madh të saj Kylian Mbappen, ndërsa mund të ketë edhe largimi, ku emri më i përfolur është ai i Neymar.

Braziliani është emri i madh i këtij afati kalimtar me klubin që dëshiron që ai të largohet, por është e komplikuar. Paga e tij për momentin është 30 milionë euro, diçka vështirë e përballueshme për një klub tjetër të madh.

Në këtë skenar shfaqet emri i sulmuesit të Villarrealit, Arnaut Danjuma. Holandezi është në listën e kandidatëve kryesorë për të ardhur te klubi parisien nëse ata arrijnë ta largojnë Neymarin.

Danjuma ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm, veçanërisht në Ligën e Kampionëve, me skuadrën e Unai Emery.

Ai mbërriti në klub për pak më shumë se 20 milionë euro dhe çmimi i tij është rritur shumë.

Sipas MARCA, klauzola e lojtarit është 50 milionë euro, një shumë që PSG mund ta përballojë shumë lehtë, por ka konkurrencë edhe nga disa klube të Ligës Premier. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu