Kryeministrin Edi Rama së shpejti do e shohim dhe si aktor në filmin “I love Tropoja”. Rama do shfaqet me paruke të zeza, lente dhe syze, e nga ky transformim thuajse nuk njihet. Ditën e sotme producenti dhe regjisori i filmit “I love Tropoja”, Ermal Mamaqi ishte i ftuar në emisionin “Siluete” në RTSH, ku zbuloi më shumë për këtë projekt kinematografik. Ermali zbuloi se Edi Rama do të luajë rolin e dajës.
I pyetur nga moderatorët nëse e ka paguar Ramën, Ermali u përgjigj: “S’e kam paguar, erdhi dhe iku pa ngrënë. Kishte 8 badigard”.










