Me përjashtimin e City nga Champions, Gurdiola drejt Juventusit

Me përjashtim prej dy sezonesh nga Champions League, Manchester City me siguri do të humbasë disa lojtarë kryesorë duke nisur nga merkatoja e verës madje edhe trajnerin Pep Guardiola.

Kapitulli i katalanasit në “Etihad Stadium” mund të quhet i mbyllur me të ardhur qershori. Ky do të jetë shansi i tij i fundit për të fituar Champions League me “Qytetarët”.

Sipas asaj që raporton “The Sun”, familja Agnelli është afruar ndjeshëm me Pepin, i cili kërkohet me ngulm nga Juventusi në Itali.

Tekniku katalanas mund të ndryshonte krejtësisht lojën e bardhezinjve në Serie A. Juventusi pret prej vitesh një trofe të Champions League dhe Pep gjithashtu do të tregojë veten se sa vlen, meqë që kur la Barcelonën nuk e ka fituar më këtë trofe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu