Me Taravarin raporte më të mira se me Selën, Kasami optimist për bashkëpunimin me ASH-në

Sonte në “Programin 200” në Alsat ishte mysafir kryetari i Komunës së Tetovës dhe njëherit edhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. Në lidhje me ndryshimet në ASH, ai u shpreh se i mbështet ato ndryshime dhe se me Taravarin ka raporte shumë të mira, duke lene te kuptohet se ato jane me te mira se me Selën.

Ai përmendi gjithashtu nevojën e bashkimit të opozitës shqiptare.

“Me ndryshimet ne ASH është hapur edhe një derë më shumë e bashkëpunimit opozitar. Kjo do të na vendosë para përgjegjësisë edhe mua si kryetari i Lëvizjes Besa ashtu edhe kryetarin e ardhshëm besoj Taravari i ASH-së, që të ulemi seriozisht të ndërtojmë strategjinë e bashkëpunimit opozitar dhe përfundimisht të kemi rotacion të pushtetit”, tha Bilall Kasami kryetar i Lëvizjes Besa./Alsat.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu