Me të njëjtin xhup dhe i kërrusur, Edi Rama me strategji në pikë të mëngjesit

Mëngjesin e sotëm, Kryeministri Rama konfirmoi pjesëmarrjen e tij në mbledhjen e organizuar nga Presidenti i vendit Ilir Meta.

Ky i fundit për shkak të situatës së jashtëzakonshme në vend mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar në lidhje me gjendjen pas tërmetit tragjik.

Ajo që vihet re është se të gjithë kanë shkuar të veshur me kostum për t’ju përshtatur ambientit dhe sigurisht edhe cështjes.

Por ndryshe nga të gjithë Rama është shfaqur me një xhup të cilin e ka mbajtur veshur edhe kur ka shkuar të vizitojë banorët e prekur nga tërmeti.

Më shumë se një mosmundësi për të veshur kostumin, kjo duket si një lojë e Ramës për të krijuar përshtypjen se tërmeti e ka lënë zgjuar për orë të tëra dhe atë saqë nuk gjen kohën as të vishet sic ia kërkon puna. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu