Media austriake: Vetëm Kosova dhe Shqipëria janë pro-perëndimore të sigurta në Ballkan

Tentativa për grusht shteti në Malin e Zi nuk është sqaruar, por në pyetje janë pasqyrimi i interesave të mëdha gjeopolitike, shkruan Der Standard.

Mali i Zi është i gatshëm të integrohet në NATO dhe po bën përpjekjet e fundit. Vendimi kundërshtohet nga Moska, sipas së cilës është një signal se po zbehet ndikimi rus në Ballkan. Në krah të Kremlinit është opozita filo-ruse malazeze.

“Çështja eskaloi në 16 tetor, ditën e zgjedhjeve në Malin e Zi ku u arrestuan një grup personash, ku siç pretendoi Prokuroria dhe partia në pushtet DPS se bëhet fjalë për një tentavië Grusht shteti, ku edhe Rusia duhet të ketë pasur gisht,” përcjell botasot.info. NATO ka intereas që ta bllokojë Rusinë nga Deti Adriatik e Jon dhe pas anëtarësimit të Kroacisë dhe Shqipërisë, i vetmi vend që mbetet është Mali i Zi me 250 kilometra vijë bregdetare. Kjo shqetëson rusët, që e quajti një hap të gabuar dhe që “mund të destabilizojë rajonin”.

Ngjashëm foli edhe lideri serb, Aleksandër Vuçiç që është i balancuar mes Perëndimit e Rusisë.

“Jo stabiliteti gjeopolitik për shkak të Evropës së dobësuar, paqartësisë së politikave të SHBA në Gjirin Persik, aspiratat e Turqisë dhe lojërat gjeopolitike të Rusisë kanë sjellur përleshje të ashpër për Ballkanin, siç mund të vërehen gjurmët në Maqedoni dhe Bosnjë. Vetëm Shqipëria dhe Kosova janë strikt pro-perëndimorë, ndërsa karakteri jo-transparent i ngjarjeve të fundit në Malin e Zi janë të ngjashme si me ngjarjet e Kumanovës vitin e kaluar,” e përmbyll analiza e Der Standard./Bota sot


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu