Paraqitja e Edon Zhegrovës në fitoren 1:0 të Juventusit ndaj Chelseat në miqësoren e zhvilluar në Hong Kong ka marrë vëmendje të madhe në mediat prestigjioze sportive italiane. Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ishte protagonisti kryesor i sfidës, duke realizuar golin e vetëm të takimit dhe duke u shpallur në fund edhe “Lojtari i Ndeshjes”.
Gazetat dhe portalet më të njohura sportive në Itali, përfshirë La Gazzetta dello Sport, Tuttosport dhe Calciomercato, kanë vlerësuar paraqitjen e 27-vjeçarit, duke theksuar jo vetëm golin vendimtar, por edhe ndikimin e tij në lojën sulmuese të Juventusit.
Portali italian “Calciomercato” ka analizuar me detaje paraqitjen e Zhegrovës, duke theksuar se fillimi i ndeshjes nuk ishte ideal për futbollistin.
Sipas këtij mediumi, Zhegrova pati disa humbje topash në minutat e para, por reagimi i tij ishte maksimal.










