Media ruse: Ja çka i tha Vuçiq ambasadorit tonë për Ushtrinë e Kosovës

Mediat ruse kanë raportuar lidhur me zhvillimet e fundit të Kosovë dhe paralajmërimet për formimin e Ushtrisë më 14 dhjetor të këtij viti, raporton Periskopi.

RT raporton se pas paralajmërimeve për Ushtrinë e Kosovës, Serbia ka kërkuar mbështetjen e Rusisë dhe Kinës për kundërshtimin e kësaj çështjeje, pasi kjo mund të çojë në lindjen e konflikti të ri në Ballkan.

“Serbia ka reaguar ndaj paralajmërimeve për formimin e Ushtrisë nga provinca që shpalli Pavarësinë njëanshëm më 2008. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq është takuar ndaras me ambasadorët rusë, kinezë dhe amerikanë në Beograd dhe u kanë thënë atyre se provokimet e vazhdueshme nga Kosova, shtyjnë Serbinë drejt marrjes së masave mbrojtëse për pakicat serbe që jetojnë atje”, shkruan RT.

Tutje, aty përmendet edhe takimi i Vuçiqit me ambasadorin rus, Aleksandër Çepurin, të cilit Vuçiq i kërkojë ta informojë Moskën se siç duket “dikush po e shtyn Serbinë dhe rajonin qëllimisht drejt një konflikti”.

Në takimin Vuçiq-Çepurin u diskutua edhe për vizitën e ardhshme që presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar në Serbi. /PERISKOPI


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu