Mediat greke: Gomonia me drogë u nis nga Himara, zbulohet itinerari që ndoqi

Të tjera detaje dalin në dritë për gomonen me drogë që kapi policia gjatë ditës së shtunë.

Sipas mediave të Korfuzit, gomonia me drogë ishte nisur nga jugu i Himarës dhe kishte si itinerar destinacionin Shqipëri-Greqi-Itali.

Policia e ka pikasur pranë Korfuzit dhe e ka ndjekur deri në brigjet e ishullit Tzia në Athinë.

Në ishullin Tzia, gomonia është qëlluar me snajper nga policia që i ndiqte me helikopter, ndërsa herë pas herë ka pasur shkëmbim zjarri me trafikantët raporton ‘BalkanWeb’.

Mediat greke informoje se deri tani janë 6 të arrestuar në total, 4 shqiptarë e 2 italianë.
Mësohet se në gomone janë kapur 2 shqiptarë dhe 1 italian, ndërsa nëpër banesa janë kapur 2 shqiptarë të tjerë dhe 1 italian.

Nuk dihet ende sasia e drogës së sekuestruar në gomone. Policia greke vijon kontrollet në disa banesa në Notia Proastia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu