Mediat serbe dhe maqedonase: Në Tiranë, në dyer të vogla, formohet ‘Shqipëria e Madhe’

Mediat serbe dhe maqedonase i kanë kushtuar rëndësi të vecantë formimit të Unionit të Komunave Shqiptare në rajon.

“Në Tiranë në dyer të vogla formohet ‘Shqipëria e Madhe’”, ky është titulli i mediave serbe pas konstituimit të këtij Unioni.Unionin e komunave për kryeqytetit shqiptar e përbëjnë Prishtinë, Tetova, Ulqini dhe Presheva.

“Lidhja e këtyre komunave ka për qëllim vendosjen e mekanizimit të bashkëpunimit të ndërsjell në fushat e urbanizimit, mjedisit, kulturës, investimeve dhe inovacioneve”.

Këtë marrëveshje e kanë nënshkruar kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, Shpend Ahmeti i Prishtinës, Teuta Arifi e Tetovës, Nazif Cungu i Ulqinit dhe Shqiprim Arifi i Preshevës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu