Kreu i republikanëve Fatmir Mediu, thotë se mazhoranca e donte të përçarë opozitën në procesin për zgjedhjen e Presidentit. Sipas tij, ata nuk e gjetën veten në proces për shkak të protagonizmit brenda opozitës.
“Tendenca e mazhorancës është që të ishte e përçarë. Opozita nuk e gjeti veten për shkak të protagonizmit brenda opozitës. Pa një opozitë të unifikuar s’ka shans të ndryshojë gjë në Shqipëri. I kemi dhuruar pushtet Edi Ramës, I kemi dhuruar pushtet kur ikëm nga zgjedhjet lokale akoma nuk kemi nxjerrë mend se si duhet të veprojmë.
E rëndësishme është ça bëjmë ne. Unë kam qenë pjesë e disa diskutimeve. Në asnjë vend negociatat nuk bëhen në televizion. Nëse mendohet që negociatat bëhen në mbledhjen e kryetarëve kjo është absurde. Nuk ka asgjë të vlefshme në atë takim”, tha Fatmir Mediu.