“Meister” në Austri, Elis Aliti, talenti preshevar që ëndërron të luaj për Kosovën (FOTO)

Një talent shqiptar i futbollit me skuadrën e tij ASKÖ Oedt janë shpallur kampion të Austria – Landesliga Oberosterreich (Austria e Epërme), shkruan Open-TV.

Bëhet fjalë për Elis Alitin, mesfushorin qendror, i cili me klubin e tij ka pasur një seri prej 25 ndeshjeve pa humbje. Nga gjithësej 29 ndeshje ASKÖ Oedt në fund tuboi 65 pikë, shtatë më shumë se SC Vallern.

Elis Aliti në këtë sukses të madh kontribuoi me 7 gola dhe 10 asiste.

Por, tani Enisi nuk ka shumë kohë për të festuar me skuadrën e tij, pasi në sezonin e ri e presin sfida të reja.

Ai ka vendosur që të largohet nga ASKÖ Oedt dhe në sezonin e ri do t’i mbrojë ngjyrat e Hertha Wels, e cila garon në Regional League Central (Ligën Qendrore Regjionale) dhe ka synim ngjitjen në një rang më të lart garash.

Elis Aliti, i treti nga e djathta


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu