Melisa Lleshi zbulon se me kë po e vazhdon jetën e saj pas ndarjes nga Andi Shehi

Melisa Lleshi dhe Armando Shehi ishin një ndër çiftet më të përfolur në “Përputhen”.

Dhe pse dyshja kanë patur zënka dhe keqkuptime mes njëri-tjetrit duke i pasqyrar kështu dhe në rrjetet sociale duket se kësaj herë ndarja mes tyre ishte përfundimtare.

Andi ka treguar gjatë një interviste se lidhja mes tyre u bë toksike dhe se ziheshin shumë, kështu që vendosën t’i jepnin fund marrëdhënies, së fundmi Melisa ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj dhe të gjithë janë kurioz të dinë nëse ish-konkurrentja ka gjetur një partner të ri.

“A je në një lidhje apo single?”– e pyet një ndjekës, ndërsa Melisa nuk ngurron të përgjigjet se është “shumë e lumtur single”./panorama

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu