Memedi: Ja çka ndodhi dhe si na zunë huliganët në Kuvend

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Vesel Memedi përmes një postimi ka rrëfyer për ate se çfarë ndodhi të enjten në Kuvend, duke sqaruar edhe disa media – portale që kanë përmendur emrin e tij.

Drejtuar njerëzve të facebookut që japin mend si duhej vepruar në incidentin e Kuvendit:

1. Salla 3 ku u mbajt press konferenca është përafërsisht 100m2 dhe mbrenda sajë ishin 61 deputet të shumicës parlamentare. Nëse kësaj ia shtojm edhe nja 20-30 gazetar që ishin prezent mund të paramendoni rrëmujën mbrenda kësaj salle.
2. Asnjëri nga deputetët mbrenda sallës nuk kishin asnjë informatë se nuk do të mbrohemi nga policia apo sëpaku sigurimi i parlamentit, deri në 5 minuta para se dhunuesit të futen në sallë, kur u informuam mbrenda sallës.
3. Të gjith 61 deputetët mbrenda sallës ishin të shperndarë në grupe gjithandej sallës, pa ndonjë organizim paraprak. Nuk kishte asnjë plan dhe asnjë bisedë se si të pozicionohemi, dhe një gjë e tillë nuk mund të bëhet mbrenda 5 minutave.
4. Përleshja nëmes turmës dhe deputetëve është kryer në tërë pjesët e sallës ku ishin shpërndarë deputetët, por përleshja kryesore, dhe e përgjakshme, ndodhi në pjesën ku ndodhej Zoran Zaevi dhe deputetët tjerë. Në disa pjesë të sallës përlejsha ishte më e ulët, dhe në disa vende përleshja ishte vetëm verbale. Keni filluar të komentoni edhe lëvizjet e buzëve!
5. Turma dhe dhunuesit ishin të programuar mjaft mirë cilët deputet duhet targetuar. Targetimi u vërejt nga deputetët pas përleshjes, dhe jo paraprakisht, që të dinim se cilin duhet mbrojtur.
6. Duhet të kuptoni se deputetët janë zgjedh, dhe pritet, të mbrojn interesin e shqiptarëve nëpërmes foltores së parlamentit, dhe jo nëpërmes arteve marciale, sepse jo të gjith deputetët janë të armatosur me artet marciale, dhe jo të gjith kanë përvojë të përleshjeve të tilla.
7. Mos konkludoni asnjëherë për ngjarjet e kësaj dhune vetëm duke parë një sekuencë, por duhet të shihni tërrësinë dhe atëherë mund të konkludoni për këtë ngjarje të dhunshme. Tërrësia e ngjarjes do të del në sipërfaqe.
8. Duhet të kuptoni se si funksionon instinkti për mbijetesë dhe vetëm atëherë mund të kuptoni të gjitha lëvizjet e gjith deputetëve mbrenda kësaj salle ku ndodhi dhuna e përgjakshme.
9. Asnjëri prej deputetëve nuk ka pas për qëllim që të bëhet hero i kësaj dhune, që ju në facebook të thurrni lavde apo edhe kualifikime tradhëtie, por këto kualifikime ti bëni në bazë të punës konkrete politike në mbrojtje të interesit kombëtar. Nuk kërkojm që të na trajtoni si hero, që ju të merrni të drejtë të na trajtoni si tradhëtarë, vetëm pse nuk jemi gjakosur, apo edhe më keq të vritemi.
10. Duhet thënë mjaft patriotave të facebookut, që japin mendime dhe konkluza të ndryshme, se si është dasht të veprojnë deputetët, ndërsa sot e kësaj dite përveç facebookut, nuk kanë parë kurrë ngjarje të tilla të dhunshme në jetën reale.

Me respekt
Vesel Memedi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu