Menduh Thaçi takohet me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në Shkup takoi ministrin në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj. Në këtë takim u diskitua rreth zhvillimeve aktuale në vend dhe rajon.

Sipas komunikatës partiake, Thaçi në takim e njoftoi z.Cakaj me proceset reformuese të rëndësishme për plotësimin e parakushteve për të marrë datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e vendit në BE.

Cakaj vlerësoi pozitivisht përpjekjet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në drejtim të përmbushjes së reformave strukturore dhe kursit Euro-Atlantik, si dhe rolin konstruktiv dhe aktiv të PDSH-së në këtë proces.(INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu