Mërgimtarët në Merdare presin deri në 8 orë

Mërgimtarëve për të dalë nga Kosova përmes pikëkalimit kufitar në Merdare u duhet të presin rreth 8 orë. 7 orë deri në 7 orë e 20 minuta u duhen për të dalë nga Kosova nga pika kufitare Merdare.

Këtë e bën të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Sipas QKMK-së, për të hyrë në Kosovë u duhen vetëm minuta. Aty thuhet se pritjet për të hyrë janë nga 5 deri në 10 minuta.

Këto kolona të gjata bëhen shkaku i kthimit të mërgimtarëve të cilët kanë qëndruar në Kosovë gjatë festave të fundvitit. Rikthimi i tyre në vendet ku jetojnë ka bërë që kolonat të jenë deri në një kilometër në pikëkalimet kufitare me Serbinë. Mërgimtarët thonë se janë lodhur me këto pritje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu