Merkel dhe Macron i vendosin ultimatum Erdoganit: Ke një javë kohë, ose do të fillojmë sanksionet

Franca dhe Gjermania i kanë dhënë Turqisë një javë kohë që të qartësojë pozicionin e saj në Mesdheun Lindor, ndërsa Ankaraja vijon me provokime.

Turqia, duke injoruar përfundimet e Samitit të 2 tetorit sipas të cilit kërkohej që vendi të ndalte kërkimet në Mesdheun Lindor, njoftoi të mërkurën se do të riniste kërkimet të cilat i kishte pezulluar muajin e shkuar.

“Është e qartë për ne se Turqia këmbëngul me veprimet provokuese që janë të papranueshme”, tha ministri francez i punëve të Jashtme, Yves Le Drian gjatë një konference për mediat bashkë me homologun e tij gjerman dhe atë polak.

Ai shtoi se tashmë topin e ka Turqia, por BE është gati që të ndryshojë situatën nëse Ankaraja nuk i përgjigjet kërkesës për dialog.

Nga ana tjetër, ministri gjerman Haiko Maas tha se vendimi i Turqisë për të dërguar anijet serish në Mesdhe ishte i papranueshëm. Po ashtu, ai shtoi se BE do të presë një javë përpara se të veprojë.

“Kjo është hera e dytë që dialogu i pritur nuk është realizuar dhe nuk e dimë se kur dot ë ndodhë. Ne do të presim një javë për të parë nëse do të ketë progres, dhe pastaj do të vendosim se çfarë sanksione do të marrim.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu