Merkel do ta shpalos planin për Kosovën para Vuçiqit

Kosova, integrimi evropian dhe metodologjia e re e zgjerimit të BE-së pritet të jenë temat kyçe të bisedimeve në takimin e paralajmëruar të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq që do mbahet brenda muajit, shkruan “Blic”.

Burime diplomatike të kësaj gazeta kanë thënë se Merkel dhe Vuçiq këto tema do i diskutojnë në takimin e ardhshëm të tyre. Sigurisht një pjesë e mirë e bisedimeve të Merkel dhe Vuçiq do të i kushtohet të dërguarit të ri special të BE-së për bisedime dhe agjendës së bisedimeve. Vuçiq mund të di se në cilin drejtim do të shkojnë bisedimet nën udhëheqjen e të dërguarit Miroslav Lajçak. Pala serbe ka rezerva ndaj tij pasi ai vjen nga Sllovakia që nuk eka njohur Kosovën, andaj do të përpiqet të dëshmoj se nuk përfaqëson interesin e vendit të vetë, thotë ky burim.

Presidenti Vuçiq kishte paralajmëruar mundësinë që Lajçak të emërohet i dërguar i BE-së për bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërkohë që ka shtuar se ai do të jetë nën ndikimin e fuqishëm të Berlinit. Sipas Vuçiq, diplomati sllovak Lajçak është me përvojë, i arsimuar dhe inteligjent që ka një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me Berlinin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu