Merkel frikë nga qenët, Clinton nga macet: 6 liderët dhe fobitë e tyre

Kancelaria gjermane ka një frikë të theksuar nga qentë. Kur ishte fëmijë kancelarja gjermane Angela Merkel është kafshuar nga një qen, ndërsa Presidenti Clinton nga macet ka shumë frikë.

Jemi mësuar t’i shohim si njerëz të mëdhenj që drejtojnë vende jo shpesh herë konformiste, megjithatë edhe ata ndjenë frikë.

Më poshtë Gazeta Metro ju sjellë frikërat e 6 personave të famshme:

1. Angela Merkel, sinofobia – Frika nga qentë

Arsyeja e frikës: Kur ishte fëmijë kancelarja gjermane Angela Merkel është kafshuar nga një qen, duke u infektuar përjetë me frikën ndaj këtyre kafshëve. Frika e Merkel është e njohur botërisht, e madje është përdorur dhe kundër saj. Presidenti rus, Vladimir Putin, i cili është mjeshtër i diplomacisë psikologjike është përpjekur të fitojë avantazh disa herë nga frika e Merkel. Në vitin 2006, ai çuditi diplomatët gjermanë duke i bërë dhuratë kancelares një qen të vogël dhe e kishte zakon që të mbante qenin e tij labrador, Koni, në zyrë gjatë takimeve të tyre.

2. George Bush, ekinofobia– Frika nga kuajt

Arsyeja e frikës: Veshja tipike prej djali jugu e Bush dhe dëshira e tij për të prerë shkurret në fermën e tij në Teksas e kanë ndihmuar atë të krijojë imazhin e një kauboji. Por stili i jetesës së këtij kauboji nuk arrin deri tek kalërimi. Në librin e tij të kujtimeve, ish-presidenti meksikan Vicente Fox kujton se i ka ofruar Bush një shëtitje me kalin e tij të dashur Dos de Julioi dhe është habitur kur Bush “u largua i trembur nga kali”. Fox e kuptoi se Bush nuk dëshironte të ngjitej mbi një kafshë që nuk ndalon kur shkel frenat e më pas e cilësoi presidentin amerikan si një “kauboj fals”.

3. Bill Clinton, Ka alergji nga biftekët, qumështi, macet

Marrëdhënia e tij me Monica Lewinsky-n nuk mund të konsiderohet më sekret duke qenë se ai e pohoi atë para gjithë kombit. Por një fakt i jetës së Clinton, thënë më saktë aspektit shëndetësor të tij është se presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vuan nga një sërë alergjish. Kështu, ai është alergjik ndaj maceve, biftekut, qumështit dhe polenit. Sigurisht, alergjitë e tij nuk e kanë penguar atë të shërbejë dy mandate si president i SHBA, nga viti 1993-2001.

4. Marilyn Monroe, Agorafobia: Fobia nga publiku ose ambientet e hapura

Është e çuditshme që një aktore të vuajë nga frika e të qenit në publik, por ja që është e vërtetë. Marylin Monroe vuante nga një fobi e tillë. Edhe aktorja tjetër bionde, Kim Basinger po ashtu vuan nga kjo fobi.

5. Volteri, frike nga aroma e trendefilave

Pothuajse asgjë nuk e mposhti dot shkrimtarin dhe filozofin francez, Volterin. Madje as edhe një muaj burg në Bastijë në vitin 1717. Asgjë, përveç asaj që shumë njerëzve u duket si aroma më e ëmbël në botë, aroma e trëndafilave. Sa herë Volteri nuhaste një aromë të tillë atij i binte të fikët menjëherë.

6. Johnny Depp, Clourofobia: Fobia nga klounët

“Ka diçka tek ato fytyrat e lyera dhe buzëqeshja false. Duket sikur ka gjithnjë diçka të errët që fshihet pas sipërfaqes, mundësia për diçka të keqe”, thotë Depp për objektin e fobisë së tij, klounët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu