Merkel i ka nja dy fjalë për referendumin në Maqedoni

Gjermania u bashkëngjit në thirrjet drejtuar Maqedonisë që ta zbatojë Marrëveshjen me Greqinë e cila do ta hapë rrugën drejt NATO-s dhe BE-së, transmeton BTA.

Zëdhënësi i kancelares Angela Merkel, Shtefan Zajbert deklaroi se mbështetja e madhe në referendum është një arsye më shumë për vazhdimin e Marrëveshjes, edhe pse dalja ishte e vogël.

Sipas Zajbertit, është me rëndësi të vazhdohet me mbështetjen e zbatimit të Marrëveshjes, e cila, siç tha, paraqet një mundësi historike për tejkalimin e një pengese në marrëdhëniet e Maqedonisë me NATO-n dhe BE-në.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu