Merkel mbledh liderët evropianë, pritet të diskutohet për Kosovën

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë si dhe marrëdhëniet mes dy shteteve kanë bërë që liderët e Bashkimit Europian të mblidhen sonte dhe të diskutojnë për këtë temë.

Këtë e ka konfirmuar vet kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila ka thënë se njëra nga pikat kryesore të diskutimit sonte nga liderët e BE-së do të jetë raportet Prishtinë-Beograd, njofton gazetametro.net.

“Do të diskutojmë një sërë temash të politikës së jashtme, por edhe për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në dritë të perspektivave të tyre evropiane”, ka thënë Merkel.

Ndërkaq i gjithë ky diskutim dhe nismë, është zbuluar nga mediat se ka ardhur me iniciativë të presidentit të Qipros, Nicos Anastadieses, ku liderët e Bashkimit Evropian janë mbledhur sonte për të diskutuar një sërë çështjesh.

Ndërkaq përpos temës Kosovës – Serbi, njëra nga temat më interesante dhe kryesore e diskutimit do të jetë Brexiti.

Kujtojmë se Qipro është njëri nga vendet që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe po i ndihmon Serbisë në fushatën agresive që po bënë kundrejt Kosovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu