Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka bërë thirrje për ndihmë më të madhe ndërkombëtare për Afrikën, duke thënë se kjo do të ndihmojë në luftën me problemet që detyrojnë njerëzit e vendeve të këtij kontinenti në mërgim, si dhe në zgjidhjen e problemeve të zhvillimit të këtyre rajoneve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në videofjalimin e shpalosur tre ditë para vizitës në Mali, Nigeri dhe Etiopi, kancelarja Merkel tha se Afrika do të jetë në fokus të presidencës gjermane me grupin G20.
Meqë pritet që popullata afrikane të dyfishohet gjatë 35 viteve të ardhshme, “në interesin tonë më të mirë është që të ndihmojmë zhvillimin e Afrikës, teksa këto vende natyrshëm, në të njëjtën kohë, bëjnë përpjekje që të vendosin sundimin e së drejtës”, theksoi Merkel.
Ajo shtoi se vetëm ndihma shtetërore nuk mjafton për të avancuar zhvillimin e mbarë kontinentit.