Kancelarja gjermane Angela Merkel kërcënoi të anulonte vizitën e saj në Izrael, nëse autoritetet rrëzojnë fshatin palestinez Khan Al-Ahmar, në Bregun Perëndimor.
Nga Radioja e Ushtrisë së Izraelit njoftohet se është udhëzuar nga zyra e Merkel se nëse fshati Beduin i Khan Al-Ahmarit rrëzohet përpara udhëtimit të saj, ajo do të anulojë vizitën e saj që pritet të fillojë së shpejti.
Banorëve të Khan Al-Ahmarit iu dha afat deri më 1 tetor, pas së cilës pritet që buldozerët izraelitë të prishnin shtëpitë e tyre.
Vonesa e rrëzimit pati befasi, por lajmi për kërcënimin nga zyra e Merkelit ka hedhur dritë të re në arsyetimin e vendimit të Izraelit për të vonuar rrënimin e shtëpive palestineze në mënyrë që të hapë rrugën për ndërtimin e vendbanimeve vetëm hebreje.
Bashkimi Evropian reagoi ashpër kundër vendimit për prishjen e Khan Al-Ahmarit duke përshkruar planin izraelit si një krim lufte.
Si figura kryesore e bllokut evropian, Merkel rrezikoi minimin e pozitës së saj duke vizituar Izraelin pasi akuzoi krerët e saj për kryerjen e krimeve të luftës.
Megjithatë, Merkel nuk është planifikuar të vizitojë territoret palestineze të okupuara ose të takohet me ndonjë udhëheqës palestinez.










