Ish-sulmuesi i Barcelonës, Rivaldo, ka zbuluar klubin e ri të Neymarit. Legjenda braziliane thekson se Neymar nuk mund të transferohet në Madrid sepse 27-vjeçari preferon të kthehet në “Camp Nou”.
“Unë nuk mund ta shoh Neymar duke nënshkruar për Real Madrid sepse lojtari dëshiron të kthehet te Barcelona dhe klubi duket i përqendruar në bërjen e këtij realiteti para afatit të transferimit,” i tha Rivaldo .
Një delegacion nga Barça u raportua se ka qenë në kryeqytetin francez të martën për të diskutuar mundësinë e transferimit të Neymar në Katalunja.
Barcelona dhe Neymar kanë vetëm edhe katër ditë kohë për ta përfunduar marrëveshjen pasi merkato përfundon me 2 shtator.
27-vjeçari u bashkua me PSG për një marrëveshje rekord botëror 222 milionë euro në verën e vitit 2017.










