Topi i Artë këtë sezon do të ketë surpriza të këndshme.
Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, kryeson renditjen aktuale në çmimin prestigjioz, ndërsa në vendin e dytë pozicionohet sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, kurse Leo Messi renditet në vendin e katërt.
Vendi i tretë është pozicionuar “ylli” i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne. Lista e publikuar nga “Goal” e konsideron Robert Lewandowskin si favoritin për të fituar këtë çmim pasi polaku këtë sezon ka shkëlqyer duke realizuar 34 gola në 31 ndeshje.
Ja renditja:
10. Jadon Sancho (Borussia Dortmund & Angli)
9. Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain & Francë)
8. Erling Haaland (Borussia Dortmund & Norvegji)
7. Neymar (Paris Saint-Germain & Brazil)
6. Karim Benzema (Real Madrid & Francë)
5. Thomas Muller (Bayern Munich & Gjermani)
4. Lionel Messi (Barcelona & Argjentinë)
3. Kevin De Bruyne (Manchester City & Belgjikë)
2. Cristiano Ronaldo (Juventus & Portugali)
1. Robert Lewandowski (Bayern Munich & Poloni)