Merr fund “telenovela” Mbappe, “ylli” francez arrin akordin me “Galaktikët” e Real Madrid

Tashmë gjithçka është zyrtare. Real Madrid dhe “ylli” francez, Kylian Mbappe kanë arritur akordin e shumë pritur mes tyre, duke i dhënë kështu fund një “telenovele”, e cila nisi, që në verën e vitit 2021, me Presidentin Florentino Perez, i cili mund të thuhet se solli tashmë në “Bernabeu”, lojtarin më të mirë të botës.

Sipas raportimeve më të fundit, të gazetarit të mirnëjohur sportiv, Fabrizio Romano, Mbappe ka arritur akordin me “Mbretërit” e Spanjës, për një kontratë 5-vjeçare, të vlefshme deri në verën e vitit 2029 dhe sa i përket pagës akoma nuk është zbuluar shifra e saktë, që “gjeli” francez do të përfitojë te 15 herë fituesit e Champions League.

Ndërkaq, kujtojmë se para kalimit te “Galaktikët” e Real Madrid, Mbappe, siç dihet nga të gjithë ishte pjesë e “gjigantëve” francezë, të Paris Saint-Germain, ku me këta të fundit zhvilloi në total zhvilloi plot 308 ndeshje, ku arriti të shënojë plot 256 gola, si dhe të asistojë shokët e tij të skuadrës, në 108 raste të tjera.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu