Mërzitet me ‘lojën’ e Liverpoolit për rinovimin e kontratës, Salah dëshiron të largohet dhe favorizon qëndrimin në Ligën Premier

Mohamed Salah është mërzitur shumë me taktikat e negociatave të Liverpoolit në lidhje me rinovimin e kontratës dhe është gati të largohet me forcë këtë verë. Salah ka qenë në bisedime me Liverpoolin për më shumë se 12 muaj për vazhdimin e kontratës së tij aktuale, por ende nuk ka nënshkruar një marrëveshje të re.

Nuk ka pasur asnjë bisedë ballë për ballë mes Salah dhe Liverpool në gjashtë muaj. Herën e fundit që u diskutua kontrata e tij e re, kishte një hendek të madh midis asaj që Salah dëshironte dhe asaj që klubi ishte i gatshëm të ofronte, megjithëse numrat e saktë mbeten të paqarta.

Kjo situatë thuhet se e ka mërzitur yllin egjiptian i cili është gati të largohet nga Anfield dhe t’i shkaktoj dhimbje Liverpoolit me ‘tradhti’.

Sipas The Athletic, 29-vjeçari do të preferonte të qëndronte në Ligën Premier, sesa të largohej jashtë shtetit kur të skadojë kontrata e tij në Anfield – duke i vënë rivalët e Liverpoolit në alarm të kuq.

Mendohet se Salah, i cili ka shënuar 156 gola në 254 ndeshje që kur iu bashkua Liverpoolit nga Roma me një transferim prej 43.9 milionë funte në verën e vitit 2017, po kërkon të bëhet lojtari i gjashtë më i paguar në botë.

Salah, i cili ka pretenduar se nuk po kërkon kushte ‘të çmendura’, është i hapur për të nënshkruar një zgjatje dyvjeçare dhe nuk preferon një marrëveshjeje katërvjeçare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu