Mes Leclerc dhe Verstappen, titullin mund ta fitojë një i tretë

Ish-piloti kanadez Jacques Villeneuve, kampion bote në Formula 1 në vitin 1997, u shpreh se këtë sezon mund të ketë një fitues surprizë. Ai mendon se meksikani Sergio Perez mund të fitojë titullin kampion, duke përfituar nga duelizmi mes Max Verstappen dhe Charles Leclerc.

Sergio është një kandidat serioz për titullin kampion. Gjatë gjithë këtij sezoni ka qenë i shpejtë me Red Bull, duke dueluar edhe me Max për fitoren. Është i vetmi shok skuadre të cilin Max nuk ka mundur dot ta poshtërojë apo shkatërrojë gjatë garave”, u shpreh Villeneuve.

Natyrisht që kur bëhet fjalë për lojë skuadre te Red Bull do të favorizojnë Max. Gjithsesi, Sergio ka shumë përvojë dhe mund ta manovrojë bukur skuadrën në momente vendimtare. Nuk trembet nga ky fakt, se duhet t’i hapë rrugën shokut të skuadrës”, tha Villeneuve.

“Pa dashje, Sergio Perez mund të ketë aleat Leclerc, që në duelin për titullin me Verstappen mund ta ndihmojë. Fitorja në Montekarlo e ka karikuar edhe më shumë e mund të përfitojë nga situatat që do të krijohen përgjatë sezonit. Mendoj se mund të kemi surpriza përgjatë kampionatit”, tha piloti kanadez.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu