Mes reagimeve në Britaninë e Madhe, Boris Johnson shijon pushimet në Greqi

Kryeministri britanik në largim, Boris Johnson, i cili është parë në Karysto, vazhdon pushimet në Greqi. Me një bluzë me mëngë të shkurtra dhe flokët e pakrehur, ai duket se ka përballë pako me ushqime dhe një laptop, në të cilin është duke punuar, ndërsa siç shihet në foto është në një lokal buzë detit.

Njëkohësisht, në një reportazh dhe material fotografik të publikuar nga Daily Mail, saktësohet se Johnson është parë në restorantin “The Egean” në Karystos, në plazhin e Potamos.

Pak javë para se të largohej nga kryeministria, Johnson zgjodhi të bënte pushime në Greqi. Por zgjedhja e tij shkaktoi bujë në Britani.

Britanikët po e kritikojnë atë pasi thonë se ai po shijon pushimet e tij ndërsa Britania është e rrënuar nga një krizë e kostos së jetesës.

Nga ana e tyre, laburistët po i karakterizojnë javët e fundit të qeverisë së Johnson si një “festë e madhe”, teksa ai shijon pushimet e tij me Carrie Symonds në Greqi.

Mëngjesin e së shtunës kryeministri britanik ishte në Nea Makri. Në videot e siguruara nga protothema.gr, Johnson u gjend në një supermarket dhe bleu i vetëm, i ndjekur në mënyrë diskrete nga sigurimi i tij.

Prania e tij u vu re menjëherë nga të pranishmit të cilët ngritën celularët për ta regjistruar teksa u dëgjua një zë femre që thoshte “Hi.”

Boris Johnson në një humor miqësor ngriti dorën dhe përshëndeti gjithashtu.

Gruaja e tij, Carrie Simmonds, u kap në kamera me të para frigoriferëve të supermarketit. Kujtohet se Boris Johnson dhe familja e tij kanë lidhje të veçanta me Greqinë dhe një shtëpi të mrekullueshme fshati në Pelion, në Horto, të cilën e vizitojnë çdo verë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu