Mesazhe pozitive për Maqedoninë nga BE-ja dhe NATO-ja

Pas nënshkrimit dhe ratifikimit të Marrëveshjes për zgjidhje të kontestit për emrin dhe paralajmërimi për dorëzim të letrave nga Greqia drejt BE-së dhe NATO-s bëhen reale pritjet se Republika e Maqedonisë javën e ardhshme do të marrë datë për fillim të negociatave me BE-në, ndërsa në korrik dhe ftesë për anëtarësim në NATO, transmeton InfoShqip.com

Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel, i dërgoi letër kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, në të cilën vlerëson se marrëveshja për kontetstin mes Maqedonisë dhe Greqisë e hapë rrugën për marrëveshje historike, dhe njëherit thekson se Berlini me interes të madh do të ndjekë realizimin e kësaj marrëveshje dhe do ta mbështesë fuqishëm.

Qeveria gjermane, ndërkaq, rekomandoi hapje të negociatave me Maqedoninë për anëtarësim në BE. Në letrën dërguar deri te Bundestagu, Qeveria gjermane vlerëson se bilanci reformuese i Qeverisë së Maqedonisë fletë në favor të fillimit të negociatave për anëtarësim në BE në Samitin e ardhshëm të Unionit javën e ardhshme.

“Miratimi (caktimi i datës për fillim të negociatave) do të jetë sinjal i vërtetë pozitiv për Qeverinë e Maqedonisë, e cila në mënyrë të fokusuar e ndjek zhvillimin reformues kundrejt presionit politik prej brenda dhe jashtë. Megjithatë, kushtëzimi duhet të mbahet”, theksohet në letrën që e transmeton Dojçe vele në gjuhën maqedonase, në të cilën ceken edhe sferat ku nevojitet përparim i dukshëm reformues.

Ndërkohë, edhe Parlamenti holandez vendosi t’i japë dritë të gjelbër Maqedonisë për të filluar negociatat me BE-në. Kryeminsitri Zaev pret që pas manirit të demonstruar, siç thotë, evropian nga ana e Maqedonisë, mbështetja për negociata inkuadruese do të arrijë nga të gjitha vendet – anëtare të BE-së e madje edhe nga Franca, e cila së bashku me Holandën konsiderohen si kundërshtare të fuqishme të zgjerimit me insistimin që së pari të zbatohen reformat në vetë Unionin.

“Reforma po bëhen edhe në BE, por paralelisht mund të bëhen përderisa Maqedonia negocion për anëtarësim. kapitujt dhe negociatat do të zgjasin me vite, ndërsa duke u avancuar si shtet Maqedonia mund të ndihmojë edhe në avancimin e Evropës, paralelisht duke i zhvilluar proceset negociuese. Unë shpresoj se do të zbutet edhe zemra e presidentit francez, Emanuel Makron, i kuptoj debatet e brendshme të cilat hapen në Francë, por Franca është mike e madhe e jona. Nëse Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe vende të tjera shkojnë përpara, atëherë edhe Evropa do të lëvizë përpara, ndërsa motivimi i qytetarëve tanë do të jetë edhe më i madh”, deklaroi Zaev dje në pyetje të gazetarëve pas fillimit të ndërtimit të rrugës eksprese Rankovc – Kriva Pallankë.

Frank Shausberger, këshilltar special i eurokomisarit për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han, gjithashtu, konsideron se vendet anëtare të BE-së, ndërsa para se gjithash “skeptikët dhe penguesit” e Francës, Holandës dhe pjesërisht nga Gjermania, në Samitin e Unionit javën e ardhshme, duhet ta pranojnë përparimin e arritur me firmosjen e marrëveshjes mes Shkupit dhe Athinës dhe të japin dritë të gjelbër për fillim të negociatave inkuadruese me Maqedoninë.

Shausberger në tekstin për gazetën autriake “Prese”, vlerëson se Marrëveshja për kontestin shumëvjeçar për emrin e Maqedonisë do të mund të shkaktojë numër të madh të pasojave pozitive për rajonin dhe për tërë Evropën. “Jam optimsit se do të sillet vendim i tillë, si dhe për atë se në referendumin në Maqedoni do të ketë shumicë për mbështetje të marrëveshjes me Greqinë”, theksoi Stoltenberg.

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dje shprehi bindje se në Samitin e NATO-s që duhet të mbahet më 11 dhe 12 korrik Maqedonia do ta sigurojë mbështetjen nga të gjithë anëtaret e Aleancës që ta marrë ftesën për anëtarësim, sepse ka përmbushur detyra të mëdha shtëpiake, që, siç tha, janë argumente të mëdha në dobi të anëtarësimit tonë në Aleancë.

“Në qoftë se kjo ndodhë, mendoj se edhe lidhur me Maqedoninë do të respektohet procedura e cila vlen edhe për vendet e tjera anëtare dhe se kjo periudhë do të jetë nga një deri në një vit e gjysmë, në varshmëri nga ajo se cila është procedura në shtet dhe në vendet anëtare”, tha Shekerinska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas nënshkrimit të marrëveshjes për shfrytëzim të përkohshëm të hapësirave në Shtëpinë e ARM-së nga ana e Lidhjes së luftëtarëve nga LNÇ dhe lufta antifashiste e Maqedonisë.

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias dje paralajmëroi se të dielën do t’i nënshkruajë, ndërsa të hënën në mëngjes do të dërgohen letrat BE-së dhe NATO-s, se Greqia nuk do të kundërshtojë për integrimin evropian dhe euro-atlantik të Maqedonisë. Duke folur para gazetarëve në fund të Konferencës për stabilitet dhe siguri në ishullin grek Rodos, siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, Kocias tha se të premten e kaluar, para nënshkrimit të marrëveshjes, pa qenë i obliguar, i ka dërguar letër sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në të cilën e ka njoftuar dhe i ka paraqitur parakushtet me të cilat duhet të lidhet ftesa për anëtarësim, përkatësisht ato kushte që i parasheh vetë marrëveshja.

Këshilli i BE-së për punë të përgjithshme të hënën dhe të martën do të shqyrtojë fillimin e negociatave inkuadruese të Shqipërisë dhe të Maqedonisë. Të enjten dhe të premten është takimi i shefave të shteteve dhe qeverive të anëtareve të Unionit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu