Mesazhet e Fiter Bajramit nga Erdogan: Ç’na mësoi COVID-i dhe cila është “vija e kuqe” e muslimanëve

Presidenti Erdogan publikoi një mesazh video, në të cilën ai u uroi Fiter Bajramin muslimanëve në botë, e krahas kësaj përcolli një numër mesazhesh të rëndësishme.

“Unë i kërkoj Zotit që këto ditë të bekuara të jenë një kumti i një kohe në të cilën të gjithë muslimanët dhe tërë njerëzimi do të jetojnë në prosperitet, siguri dhe paqe”, tha Erdogan.

Ai shtoi se pandemia e tanishme COVID-19 ka treguar që nuk mund të ketë vlerë asnjë hierarki apo privileg në asnjë pjesë të botës.

“Vetëm përmes bashkëpunimit global është e mundur të tejkalohen problemet në botë që lindin nga kërcënimet ndaj njerëzimit, të tilla si varfëria, terrorizmi, islamofobia, racizmi, migracioni, luftërat, sëmundjet dhe konfliktet e ndryshme”, tha lideri turk.

Duke theksuar realitetin e thjeshtë se sistemi aktual botëror ka dështuar prej kohësh të prodhojë drejtësi, paqe, prosperitet dhe rend, Erdogan vuri në dukje se Izraeli javën e kaluar njoftoi një plan të ri okupimi dhe aneksimi që minon sovranitetin palestinez dhe ligjin ndërkombëtar.

“Ne nuk do të lejojmë askënd të kapë tokën palestineze,” tha Erdogan, duke shtuar se Jeruzalemi është vija e kuqe e të gjithë muslimanëve.

Duke pretenduar një urrejtje në rritje dhe racizëm ndaj muslimanëve në Perëndim, Erdogan tha se pandemia koronavirus gjithashtu ngriti çështjen e diskutimit të efikasitetit dhe besueshmërisë së institucioneve ndërkombëtare në zgjidhjen e kërcënimeve globale.

“Në këtë kontekst, unë përsëris edhe një herë se bota është më e madhe se pesë dhe unë përsëris thirrjen për një reformë të drejtë të sistemit global,” tha presidenti turk.

Ai më tej tha se Turqia po përpiqej t’u përgjigjet të gjitha vendeve që kërkuan ndihmë gjatë pandemisë, përfshirë Shtetet e Bashkuara.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu