Mesi: La Liga më e rëndësishme se Championsi

Lionel Mesi ka marrë “Këpucën e Artë”, një çmim që i jepet golashënuesit më të mirë në pesë kampionatet kryesore të Europës. Kjo ishte e gjashta për argjentinasit, i cili në sezonin e shkuar ia doli të linte pas Kilian Mbape. Gjatë fjalës së tij në momentin e ceremonisë, Mesi u shpreh se Liga e Kampionëve është i veçantë, por La Liga është më e rëndësishmja.

“Faleminderit ju që jeni këtu prezent. Këtu është edhe Hordi dhe Luis, të dy shumë të rëndësishëm që unë jam këtu. Pa shokët e skuadrës nuk do të mund të fitoja asnjë, i jam mirënjohës të gjithëve. Champions? Sigurisht është diçka speciale dhe kërkojmë ta fitojmë në çdo vit por La Liga është më e rëndësishme, është ajo që të bën mirë më pas në Ligën e Kampionëve dhe në Kupë. Edhe pse flasim për Champions, asnjëherë nuk harrojmë kampionatin dhe Kupën. Te Barcelona gjithnjë synojmë t’i fitojmë të gjitha”, u shpreh Mesi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu