Mësohet çmimi që ka kërkuar Barca për Aubameyang

Chelsea ka shprehur interesim për sulmuesin e Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang, ndërsa bisedimet ndërmjet klubeve janë duke vazhduar.

Katalunasit thuhet të kenë kërkuar rreth 30 milionë euro për yllin nga Gaboni gjatë fundjavës, mirëpo Blutë shpresonin ta blejnë me një vlerë shumë më të ulët.

Sidoqoftë, eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, thotë se bisedimet vazhdojnë dhe se Marcos Alonso është pjesë e negociatave.

Blaugranët janë të interesuar për spanjollin, ashtu që klubi anglez mund ta shfrytëzojë si pjesë të marrëveshjes për Aubameyang.

Po ashtu, Chelsea e kërkon edhe mesfushorin e Barcës, Frenkie de Jong, prandaj pritet të shihen lëvizjet e ardhshme të dy klubeve.

Thomas Tuchel është shumë i interesuar ta kthejë në Ligën Premier ish-sulmuesin e Arsenalit, porse Xavi insiston ta mbajë në Camp Nou. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu