Bashkimi Evropian muajin tjetër pritet të jep dritën jeshile për fillimin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kështu shkruan media Bloomberg, duke ju referuar burimeve të veta.
“Në dritën e përparimit të arritur me reformat, mbledhja e ministrave të BE-së në Luksemburg në 15 tetor do të vendosë të hapin negociatat e pranimit për Tiranën dhe Shkupin, shkruan kjo media. Sipas mediat amerikane, një dokument i pak kohëve më parë nuk i rekomandonte negociatat, dhe sikundër në muajin qershor, shtetet më hezituese ndaj zgjerimit me Ballkanin mbeten Franca, Holanda,
Gjermania dhe Danimarka. Shtetet anëtare themeluese të BE-së janë acaruar nga dështyimi i disa kombeve lindore që iu bashkuan Unionit nga 2004 për të mbështetur sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.










