Mësohet gjendja shëndetësore e Sarrit: A do jetë kundër Napolit?

Maurizio Sarri nuk mundi të drejtonte Juventusin në ndeshjen e parë të Seria A kundër Parmës për shkak të sëmundjes së pneumonisë, gjë e cila bëri që të zëvendësohej në pankinë nga Martusciello.

Sarri sëfundmi ka dalë në publik dhe mediat italiane njoftojnë se ai po merr masat që të jetë medoemos në ndeshjen e Juventusit kundër ish-skuadrës së tij, Napolit, raporton Albeu.com.

Pak ditë më parë, Sarri u detyrua të tërhiqej disa kohë për t’u kuruar për shkak të sëmundjes së pneumonisë, e shkaktuar kryesisht sipas mjekëve edhe nga sasia e madhe e cigareve që ai pi.

Megjithatë, për drejtuesit dhe tifozët e Juventusit tashmë një lajm i mirë, ai do të drejtojë skuadrën kundër Napolit. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu