Messi bëhet i padëshirueshëm, çështja përfundon në Parlament: Ta shpallim “non grata”

Ka kaluar më shumë se një javë që nga ndeshja mes Argjentinës dhe Meksikës në Kupën e Botës. Por meksikanëve nuk u del e keqja me humbjen e cila i dha rrugë kualifikimit të Argjentinës në fazën me eliminim direkt të Botërorit e njëkohësisht edhe eliminimit të “El Tri”.

Pamjet e dhomës së zhveshjes të Argjentinës pas sfidës, me Mesin që shkelte një fanellë të Meksikës, vazhdojnë të krijojnë polemika dhe çështja tashmë ka përfunduar në Parlamentin e këtij vendi. Deputetja María Klemente Garsía Moreno, ka bërë gati një kërkesë zyrtare që do të shqyrtohet në seancat e radhës për të shpallur “non grata” Mesin në Meksikë.

Në kërkesën për shqyrtim numër 6169-III, ajo kërkon që të shpallet “person non grata brenda territorit të Shteteve të Bashkuara Meksikane qytetari me kombësi argjentinase dhe spanjolle Lionel Andres Mesi Kuçitini pasi ka shfaqur një përbuzje të dukshme, ashtu si edhe një mungesë respekti ndaj ngjyrave dhe përbërësve patriotikë”. Sipas saj, veprimet e Mesit ishin “kundër identitetit kombëtar” të Meksikës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu