Messi e fiton “Këpucën e Artë” për vitin 2019

Zyrtarisht, është mbyllur sezoni 2018/19 në La Liga. Por ende jo në përgjithësi për Barcelonës, sepse do të luftojë javën tjetër për trofeun e Copa del Rey me Valencian.

Ndeshja e fundit për sezonin 2018/19 në La Liga u zhvillua në mes të Eibarit dhe Barcelonës, në “Ipurua Municipal Stadium” dhe përfundoi 2-2, raporton InfoShqip.

Që të gjitha golat u shënuan në 45 minutat e pjesës së parë.

Marc Cucurella shënoi për vendasit, që kaluan të parët në epërsi. Ai realizoi për 1-0 në minutën e 20’.

Barça reagoi menjëherë me anë të Lionel Messit. 10-shi argjentinas shënoi dy gola të shpejtë në minutat 31’ dhe 32’ për të përmbysur rezultatin.

Në fund të pjesës së parë, Pablo De Blasis shënoi për 2-2, që doli të jetë rezultati përfundimtar, pasi deri në fund të takimit nuk u tundën më rrjetat, pavarësisht rasteve.

Barcelona e mbylli kështu sezonin në La Liga si kampione me 87 pikë – 26 fitore, 9 barazime dhe tri humbje.

Në anën tjetër, me golat kundër Eibar, Messi i është afruar Këpucës së gjashtë të Artë në karrierë.

A ka shkuar në kuotën e 36 golave, duke lënë Kylian Mbappen prapa me 32 në garën për “Këpucën e Artë”.

Me dy golat kundër Eibarit, Messi gjithashtu ka shkuar në kuotën e 50 finalizimeve në të gjitha garat – hera e gjashtë në karrierë që shënon 50 e më shumë gola. Rekordin e mban me 73.

Messi ka mundësi që të rrisë këtë shifër në finale të Copa del Rey, aty ku Barcelona do të ketë punë me Valencian.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu