Messi i jep fund zërave: Botërori i Katarit do të jetë i fundit në karrierën time

Kampionati botëror ‘Katari 2022’ duhet të shijohet, pasi nuk do ta shohim më në një botëror futbollistin më të mirë të historisë, Lionel Messin.

Ka qenë vet gjeniu argjentinas që i ka dhënë fund të gjitha thashethemeve nëse do të jetë në Botërorin e vitit 2026.

35-vjeçari e ka marrë tanimë vendimin se nuk do të luaj në një botëror tjetër dhe këtë e ka thënë vet.

“Me siguri që Botërori i Katarit do të jetë i fundit në karrierën time, tashmë e kam marrë vendimin”, deklaroi Messi.

Argjentinasi vitin e ardhshëm mbush 36 vjeç dhe vështirë se do të jetë në gjendje të mirë të luaj pas katër viteve dhe kjo ka bërë që ai të merr vendim për mos të luajtur në vitin 2026.

Ky do të jetë rasti i fundit për Messin që t’ia fitoj Kupën e Botës vendit të tij. Në vitin 2014 argjentinasi ishte më së afërmi ta fitoj Botërorin, por që në finale u mposht nga Gjermania pas vazhdimeve.

Për gjeniun argjentinas ky Kampionati Botëror ‘Katari 2022’ do të jetë i pesti që merr pjesë me Kombëtaren e tij, ku në të parin kishte marrë pjesë në Gjermania 2006.

Ndërkohë sa i përket zërave për një rikthim te Barcelona, Messi ende nuk ka marrë ndonjë vendim.

Ylli i PSG-së të cilit i skadon kontrata në verën e vitit 2023 pritet të vendos për të ardhmen e tij vetëm pas kampionatit botëror. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu