Messi kthehet në Barcelonë, pritet nga shumë fansa në aeroport

Futbollisti i njohur argjentinas Lionel Messi është rikthyer në Barcelonë ku ka kaluar thuajse të gjithë karrierën e tij dhe menjëherë pas mbërritjes në aeroport është pritur nga fansat.

Për shkak të problemeve financiare të Barcelonës, Lionel Messi u detyrua të largohej nga klubi i tij, ku arriti një nivel që vështirë se do të përsëritet ndonjëherë, por gjithsesi dukej i lumtur që kthehet në Kataloni.

Messi ka ende një vilë luksoze në Barcelonë dhe për këtë arsye do t’i kalojë pushimet në këtë qytet. Argjentinasi ka mbërritur sot në kryeqytetin katalanas së bashku me familjen e tij.

Është qyteti ku Messi jeton që nga viti 2000 dhe ai është ende shumë i lidhur me Barcelonën, ndaj është i lumtur të kthehet. Tifozët nuk do ta harrojnë kurrë, siç e dëshmon pritja në aeroport.

Messi, bashkëshortja e tij Antonela dhe djemtë e tij Metteo, Thiago dhe Ciro janë pritur nga fansa të shumtë me të cilët Lionel është shoqëruar dhe u ka dhënë autografe dhe gjithçka ka kaluar me emocione të dukshme në fytyrën e futbollistit të njohur.

Messi do të kalojë disa javë në Barcelonë pasi të fillojë një sezon të vështirë me PSG-në dhe më pas me kombëtaren argjentinase./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu