‘Messi i portierëve’! Kush është Alisson, fenomeni i Romës vlerësohet në 70 milion euro!

Pas transferimit të Wojciech Szczesny në Juventus, braziliani ka arritur të bëhet jovetëm ndalësi më i mirë i goditjeve në Roma por edhe në Serie A.

Alisson Becker nuk bën shumë gabime. Aftësitë e tij të ndaljes së gjuajtjeve janë mbresëlënëse. Ka bërë 98 pritje në të gjitha kompeticionet këtë sezon, më shumë se numëri 1 i deritanishëm i Romës, Szczesny, Jan Oblak apo edhe Mark-Andre ter Stregen, ndërsa përqindja e pritjeve e rendit (79.7%) atë të katërtin nga më të suksesshmit në botë, pas De Geas, (82.3%), Ter Stregenit (83.5%) dhe Oblak (85.9%).

Ai është Messi i portjerëve, sepse ka mentalitetin e njejtë si Messi. Ai është portjer që mund ta fillojë një erë të re. – ka thënë braziliani Nergisolo.

Liverpool ishte e gatshme të paguaj për të plot 70 milionë euro, para se Klop t’i jap një rast tjetër Loris Karius./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu