Messi tregon për të ardhmen e Mbappe

Gjatë intervistës së tij të gjatë me Marca, Lionel Messi foli edhe për Mbappè: “Vetëm ai e di se çfarë ka në mendje dhe çfarë do të bëjë sezonin e ardhshëm. Jam i lumtur që do të qëndrojë këtë vit, në fund të sezonit do të vendosë. “. Sulmuesi francez skadon në qershor dhe tundohet nga Real Madrid.

Mbappe merkaton e verës që kaloi, nuk u largua dot nga PSG në drejtim të Real Madrid edhe pse dëshira e të dyja palëve ishte e njëjta. Drejtuesit e PSG-së e quajtën të padrejtë nëse ai do të transferohej në Spanjë për arsye se ishin çastet e fundit të merkatos së verës dhe sipas drejtuesëve të klubit, Mbappe duhet t’i kishte lajmëruar më para.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu