Mësuesi shqiptar rreh drejtorin e shkollës, policia tregon arsyen tronditëse: Ja për çfarë nisi sherri

Mësuesi godet drejtorin e shkollës. Ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme të fshatit Podgorie dhe sipas policisë, pas denoncimit ka nisur procedimi penal ndaj mësuesit E.Xh, 32 vjeç, banues në fshatin Podgorie-Maliq.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Maliq, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit:

E.Xh, 32 vjeç, banues në fshatin Podgorie-Maliq.

Procedimi ndaj tij filloi pasi, ky shtetas duke qenë me detyrë mësues në shkollën e mesme të fshatit Podgorie, për shkak të detyrës, në ambjentet e saj, dyshohet se ka goditur Drejtorin e shkollës shtetasin A.B, 43 vjeç, banues në Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale bazuar në nenin 237 të Kodit Penal.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu