“Mësuesit po ikin jashtë shtetit e po bëhen parukier”, Nora Malaj: Paguhen më shumë

Pedagogia Nora Malaj ishte e ftuar këtë të premte në “Good Moorning Albanians”, për të folur për arsimin dhe degët më të preferuara.

Ajo tha se mësuesit po zgjedhin të shkojnë jashtë shtetit e të bëjnë ndonjë profesion tjetër si parukeria, pasi kështu paguhen më shumë se sa po të punojnë në profesionin e tyre.

“Mësuesi i gjuhës shqipe ka vendosur të mos punojë më nëse nuk është i motivuar me këtë. Ka pasur shumë individ që kanë ikur jashtë e pavarësisht se kanë mbaruar për mësuesi, kanë bërë një kurs të shpejtë për parukeri apo për make-up artist, se kanë kuptuar se në vendet ku do shkojnë ky profesion të sjellë më shumë të ardhura dhe më shpejtë. Nga mësues janë bërë parukier”,-tha Nora Malaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu