Mesut Ozil bëhet baba për herë të dytë

Jeta personale e Mesut Ozil është duke lulëzuar. Futbollisti është bërë baba për herë të dytë. Ai përmes një postimi në rrjetet sociale bëri të ditur se bashkëshortja e tij Amine Gusle solli në jetë një vajzë të cilën e pagëzuan Ela.

“Mirë se erdhe në botë princesha jonë e vogël Ela”, ka thënë ai në postimin e shpërndarë në Twitter.

Për çiftin kjo është vajza e dytë pasi që ata kanë edhe një vajzë dyvjeçare të quajtur, Eda./21Media


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu