Meta pas takimit me kryeministrin e Sllovenisë: I rëndësishëm thellimi i reformave të brendshme

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është takuar ditën e sotme me kryeministri i Sllovenisë, Janez Janša.

Meta vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe ecurinë pozitive ndër vite sa i përket fushave politike, diplomatike, sektorit të siguris e veçanërisht në kuadrin e nismave rajonale.

Gjithashtu presidenti Meta falënderoi kryeministrin e Sllovenisë për mbështetjen e dhënë ndaj Shqipërisë në procesin e integrimit Europian, ndërsa shprehu besimin, që edhe gjatë Presidencës së ardhshme sllovene të Bashkimit Europian, ajo do të mbetet një avokate e integrimit të Shqipërisë dhe të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Kënaqësi e veçantë të takoja sot në Ljubljanë, Kryeministrin e Sllovenisë, Janez Janša. Vlerësuam marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve, të qëndrueshme dhe me ecuri pozitive ndër vite, në të gjitha fushat me interes reciprok.

E falënderova Kryeministrin Janša për mbështetjen e dhënë nga Sllovenia në procesin e integrimit europian dhe shpreha besimin, që edhe gjatë Presidencës së ardhshme sllovene të Bashkimit Europian, ajo do të mbetet një avokate e integrimit të Shqipërisë dhe të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Tepër i rëndësishëm bashkëpunimi i ngushtë rajonal dhe thellimi i reformave të brendshme, me qëllim final integrimin europian”, deklaroi Meta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu