Meta tregon se çfarë ka kuptuar gjatë mandatit si president: “Nga zhbërja e sovranitetit të Shqipërisë deri te pavarësia e Kosovës”

Një ditë pas dorëzimit të postit të presidentit, ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është shprehur se situata politike në vendin tonë është jashtëzakonisht shqetësuese dhe se duhet ndërhyrje urgjente nga të gjithë qytetarët.

Ai tha se në pesë vite në postin e presidentit ka parë gjëra , për të cilat më parë nuk kishte dijeni.

Meta tha se ka parë rrezik të madh për sovranitetin e Shqipërisë dhe se ka parë planin për të ekzekutuar pluralizmin politik dhe për të pasur një demokraci fasadë.

“Situata është kritike, kërkoj ndërhyrje urgjente të të gjithë qytetarëve, që duhet të marrin përgjegjësi. Nuk mundet më t’ia besojnë përgjegjësitë e tyre kësaj klase politike. Në këto pesë vite kam qenë në një lartësi ku kam parë çdo gjë. Fitova një këndvështrim të ri që më mungonte më parë. Kam parë rrezik për sovranitetin e këtij vendi. Kam parë një rrezik kanosës për sovranitetin e këtij vendi, për pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës. Kam parë plan për të ekzekutuar pluralizmin politik dhe për të pasur një fasadë demokraci, ku viktimat nga frika duhet të falënderojnë dhunuesit dhe përdhunuesit se përse nuk po i përdhunojnë akoma më shumë, ku besimi të vritet nga frika. Po ka më keq, nëse prisni nga Meta apo kush do tjetër. Secili të ,arrë përgjegjësi. Ka vetëm një zgjedhje, të zbatohet kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, tha Meta gjatë fjalës së tij në Konventën Kombëtare të LSI-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu