Mexhiti: BDI ankohet kot për provimin e jurisprudencës, vetë nuk e zgjidhi për mbi 20 vjet

Kryetari i Komunës së Çairit dhe njëherësh një nga liderët e koalicionit qeverisës VLEN, Izet Mexhiti, në emisionin “Vetëm e vërteta” në Kanal 5, ka reaguar ndaj kritikave të BDI-së lidhur me çështjen e provimit të jurisprudencës për studentët shqiptarë.

Mexhiti ka deklaruar se BDI po ankohet ndaj ministrit aktual të Drejtësisë, Igor Filkov, për qëndrimin e tij lidhur me këtë çështje, por sipas tij, kjo është e pabazë duke pasur parasysh se pesë ministrat e fundit të Drejtësisë kanë qenë pikërisht nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe nuk e kanë zgjidhur këtë problem.

Mexhiti gjithashtu ka theksuar se është e papranueshme që studentët shqiptarë të studiojnë për katër vite në gjuhën shqipe dhe më pas të detyrohen të japin provimin e jurisprudencës në një gjuhë tjetër. Ai ka shtuar se kjo çështje do të marrë zgjidhje dhe se studentët shqiptarë do ta japin këtë provim në gjuhën shqipe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu