Mexhiti “dridh” VMRO-në

Nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti, ka deklaruar se VMRO-DPMNE ka pranuar edhe më tepër nga ajo çfarë është kërkuar nga ana e partive shqiptare, përveç PSP-së.

Në pyetjen nëse VMRO-DPMNE e ka pranuar zyrtarizimin e gjuhës shqipe, Mexhiti është përgjigjur: “Po, dhe nuk ishte problemi në gjuhën shqipe, por dallimi diametralisht në mes BDI-së dhe VMRO-së ishte vazhdimi i mandatit të PSP-së dhe votimi i Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve, ka theksuar Mexhiti.

Ai shton se mandati i PSP-së ishte pika për të cilën VMRO-DPMNE nuk dëshironte të dëgjonte.

“VMRO-DPMNE ka pranuar edhe dygjuhësinë edhe gjobat për drejtorët e institucioneve atje ku nuk do të flitet shqip. Gjithçka u pranua, vetëm për PSP-në nuk dëshironte të dëgjonte. Prandaj nuk është arritur koalicioni me ta. Dhe për këtë kemi dëshmi të shkruara”, ka theksuar Mexhiti nga BDI, njëherësh kryetar i Çairit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu